49 vjeçarin e zë muri, vdes në vend

Kronikë e zezë

49 vjeçarin e zë muri, vdes në vend

Më: 28 maj 2019 Në ora: 16:31
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 14:54, në fshatin Vrellë të Istogut og, gjatë prishjes së një garazhe private një person e ka zënë muri.

Personi në fjalë është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal në Pejë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima Q.B. lindur më 1970 në spital ka arritur  pa shenja jete.

Menjëherë njësitet e policisë pranë stacionit policor Istog, kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kuptuar rrethanat e këtij rasti.

Policia është duke punuar për të hetuar rastin i cili është cilësuar ‘Hetim i Vdekjes’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat