Aktakuzë ndaj të pandehurit që mbyti këmbësorin

Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj të pandehurit që mbyti këmbësorin

Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:18
Prokuroria Themelore e Pejës

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit, E.B., për shkak të veprave penale rrezikim i trafikut publik dhe mos dhënie e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E.B. më 13 prill të këtij vitit, rreth orës 02:00, në rrugën “Selman Lajçi” në Pejë, ka goditur me veturë tashmë të ndjerin A.C., duke e hedhur 4 metra jashtë rrugës dhe pas kësaj ai largohet nga vendi i ngjarjes.  

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor sipas ligjit, dhe gjithashtu ka kërkuar shqiptimin e dënimit plotësues, marrjen e patentë shoferit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat