Bie nga pallati, gjen vdekjen fëmija dy vjeç

Kronikë e zezë

Bie nga pallati, gjen vdekjen fëmija dy vjeç

Më: 30 maj 2019 Në ora: 09:44
Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç, ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit.

Gjithçka ka ndodhur rreth mesditës së kësaj të mërkure, pranë urës Dervishbeg të qytetit verior.

Vogëlushi u dërgua me urgjencë në spital, ku për shkak të plagëve të marra, ndërroi jetë pak më vonë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa policia po heton për të zbardhur më shumë.

Po ashtu nuk bëhet me dije se si fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve, duke rënë nga lartësia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat