Dërgohet në mbajtje një i mitur, dyshohet se kishte 12 qese najloni me marihuanë

Kronikë e zezë

Dërgohet në mbajtje një i mitur, dyshohet se kishte 12 qese najloni me marihuanë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 10:41
Foto Ilustrim

Policia dyshon se një i mitur kishte me vete 12 qese najloni të peshës 20 gramë më marihuanë.

I mituri është arrestuar në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i mitur pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 12 qese najloni të mbushura me bari të gjelbërt të dyshuar për narkotikë e llojit marihuanë me peshë 20.3 gramë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njoftoi Policia e Kosovës në raportin ditor për 24 orët e fundit.

Po në Prishtinë, është arrestuar edhe një person tjetër i moshës madhore, tek i cili u gjeten 8 qese najloni të mbushura me bari të gjelbërt të dyshuar për substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë 14.6 gramë. I njëjti është intervistuar nga (DHTN) dhe vazhdon në procedurë të mëtejshme pasi që ka urdhër arrest nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat