Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Të shtëna  me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 15 e 30 në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Nuk raportohet për të lenduar, policia thotë se është duke punuar në identifikimin e personit/ve të dyshuar.

“Rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri,ne rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast. Mbështetur në informacionet fillestare nuk raportohet për të lënduar. Policia është duke punuar në identifikimin e personit/ve të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat