Kapet gjysmë ton marijuanë, arrestohen 5 persona

Kronikë e zezë

Kapet gjysmë ton marijuanë, arrestohen 5 persona

Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:00
Ilustrim

Policia italiane ka vënë në pranga 5 persona pasi trafikonin drogë nga Shqipëria në Drejtim të Italisë. Sipas autoriteteve bëhet fjalë për 4 italianë dhe 1 shqiptar të arrestuar në Firenze, Siena, Brindisi dhe Vlorë.

Mësohet, se të arrestuarit janë përgjegjës për trafikun e gjysmë ton marijuane, të sekuestruar nga policia.

Ndërkaq, në raportimet e mediave italiane, bëhet me dije se ditën e sotme ka nisur një operacion nga policia e Firenzes në drejtim të një organizate që merret me trafikun ndërkombëtar të drogës, pjesë e së cilës janë edhe të arrestuarit.

Nga hetimet, policia italiane ka mundur të zbërthejë grupin që kishte krijuar organizatën në fjalë, e cila merrej kryesisht me trafikun e marijuanës nga Shqipëria në Itali.

Malli që nisej nga Shqipëria, me të mbërritur në brigjet pulieze, paketohej e bëhej gati për tu shpërndarë në tregjet italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat