I gjenden 10 pistoleta në makinë, arrestohet

Kronikë e zezë

I gjenden 10 pistoleta në makinë, arrestohet

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person pasi i janë gjetur armë në automjetin e tij.

Gjatë kontrollit, të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë pistoleta të llojeve të ndryshme.

Si prova materiale i është sekuestruar automjeti dhe tre telefona mobil, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit në Kaçanik nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat