Organizimi i grupit kriminal, një muaj paraburgim për dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Organizimi i grupit kriminal, një muaj paraburgim për dy të dyshuar

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve V.T. dhe D.K. për shkak të veprave penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprat penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

|Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2. të KPRK-së, ngase ekziston rreziku potencial që të njëjtit po të gjenden në liri mund të arratisen dhe në këtë mënyrë të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë, të fshehin provat e veprës penale apo të falsifikojnë ndonjë provë që të shërbejë si alibi për të pandehurit, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat