Përleshen mes vete, arrestohen katër persona

Kronikë e zezë

Përleshen mes vete, arrestohen katër persona

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 10:18
Ilustrim

Policia e Kosoëvs informon se më 3 qershor rreth orës 11 e 30 në fshatin Qyshk disa persona janë përleshur mes vete.

Njësitet relevante të stacionit policor Pejë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe kanë arritur për ta vënë situatën nën kontroll.

Lidhur me rastin 8 persona të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, një nga të lënduarit është ndaluar në spital për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa të tjerët  pas tretmanit mjekësor janë liruar nga spitali.

Njësitet policore të Stacionit Policor në Pejë kanë intervistuar  gjashtë persona të dyshuar  ku prej tyre me urdhër të prokurorit të shtetit 4 nga këta janë dërguar në mbajtje për veprën penale ‘lëndim i rendë trupor’ ndërsa 2  janë liruar në procedurë të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat