Përplasja e 2 automjeteve shkakton 4 të plagosur në Elbasan

Kronikë e zezë

Përplasja e 2 automjeteve shkakton 4 të plagosur në Elbasan

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 23:00
Pamje nga aksidenti

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Elbasan.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Përplasja e dy automjeteve ka shkaktuar 4 të plagosur.

Ngjarja ndodhi në unazën jugore të Elbasanit në afërsi të stacionit të trenit.

Dy automjete, njëri tip Ford dhe tjetri tip Skoda, janë përplasur fort mes tyre duke pësuar dëme të mëdha materiale dhe duke lënë të plagosur 4 persona që ndodheshin brenda tyre.

Të lënduarit, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë dërguar për ndihmë në spital.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat