Viktima ishte lënduar në muajin prill Ka vdekur një person që ishte rrëzuar duke punuar më datën 29 prill në Obiliq.
“Nga klinika Intensive në QKUK raportohet se ka ndërruar jetë viktima mashkull K/ Shqiptar i cili me datën e lartcekur ishte rrëzuar derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi”, ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti po vazhdon të hetohet.