4 vjedhje ndodhën Natën e Madhe në Kosovë

Kronikë e zezë

4 vjedhje ndodhën Natën e Madhe në Kosovë

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka informuar se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur katër vjedhje.

Në Viti, një person i maskuar me armë ka tentuar të hyjë në një shtëpi private.

Policia rastin është duke e hetuar si vjedhje të rëndë në tentativë.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se një person i maskuar me armë, i moshës rreth 25 vjeçar kishte tentuar me forcë të hyjë në shtëpinë e tij. Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe nuk raportohet për të lënduar, Rasti është duke u hetuar “, thuhet në raportin e Policisë.

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj.

Viktima mashkull ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force përmes një dritareje kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur: një pistoletë të tipit Beretta me 100 (njëqind) fishekë kal.9mm si dhe stoli ari në vlerë rreth 1300 (njëmijë e treqind) euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Dëmtim prone private nga persona të panjohur ka ndodhur edhe në Prizren.

Raportohet se në lokacionin e lartcekur në një objekt  gjatë natës janë thyer xhamat e tri dritareve nga persona të dyshuar të panjohur. Vlera e dëmit vlerësohet të jetë rreth 360 (treqind e gjashtë dhjetë) euro. Rasti është nën hetime.

Edhe një person i komuniteti serb në Mitrovicë ka raportuar për vjedhje gjatë natës së bajramit.

“Viktima ashkull K/Serb ka raportuar se gjatë natës i është vjedhur vetura e tij VË Pasat  me targa të Serbisë e cila veturë kishte qenë e parkuar  para banesës së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin“, bëhet e ditur nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat