Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë ku mbeti i lënduar një person

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë ku mbeti i lënduar një person

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 18:08
Pamje nga aksidenti

Sot në lagjen Ulpiana në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë një person i moshës 70-vjeçare ka mbetur i lënduar

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e  Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:18, në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë ka ndodhur një aksident rrugor. Të përfshirë në aksident kanë qenë një këmbësor dhe një automjet i udhëtarëve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një këmbësor i moshës 70-vjeçare. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat