Gjendet një person i pajetë pranë kabinës elektrike në Fier

Kronikë e zezë

Gjendet një person i pajetë pranë kabinës elektrike në Fier

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 18:43
Ilustrim

Një person është gjetur i pajetë pranë një kabine elektrike në qytetin e Fierit.

Ai është identifikuar si Vladimir Plaka, 45 vjeç teksa u gjet i pajetë lagjen “kryengritja e Fierit”.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në vdekjen e 45-vjeçarit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se atë e ka zënë korenti.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat