Aksident në rrugën Skenderaj-Klinë, 6 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Skenderaj-Klinë, 6 të lënduar

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 21:44

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë.

Saktësisht, aksidenti ka ndodhur në segmentin që përfshin fshatin Kopiliq.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura civile.

Për pasojë, gjashtë persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat