Ditën e Bajramit ndodhën 31 aksidente

Kronikë e zezë

Ditën e Bajramit ndodhën 31 aksidente

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme kur u festua Fitër Bajrami në Kosovë kanë ndodhur 31 aksidente.

Prej këtyre aksidenteve, 18 me të lënduar, ndërsa 13 pa të lënduar.

Sa u përket tiketave, kur ditëve tjera kalon njëmijëshen, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar vetëm 222 gjoba.

Kurse, për vepra të ndryshme penale janë arrestuar katër persona, dy prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat