Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 18:57
Gjesendet e gjetura nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, si të dyshuar për rrëmbimin e një personi.

Rasti i rrëmbimit ka ndodhur dje në fshatin Staradran të Istogut.

Siç njofton Policia, viktima dyshohet se është rrëmbyer dhe mbajtur i mbyllur nga të dyshuarit për arsye të një borxhi, të cilin viktima ua kishte të dyshuarve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 5 qershor 2019, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sektori rajonal për hetime ka pranuar informatë inteligjente se 2 (dy) persona të dyshuar kanë rrëmbyer një person (tani viktimë), dhe të njëjtin janë duke e mbajtur të fshehur në fshatin Staradran- Istog.

Sektori rajonal i hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, të asistuar nga njësia për reagim të shpejtë, njësitë patrulluese të stacionit policor Pejë dhe Istog, në koordinim të plotë me prokurorinë e shtetit dhe gjykatën themelore në Pejë, kanë kryer kontroll-bastisje në disa lokacione. Pas një pune operativo-hetimore rreth orës 16:00, është arritur të identifikohen dhe arrestohen 2 (dy) persona të dyshuar:

G.M     lindur me         1985    m/k/sh 

A.M     lindur me        1977    m/k/sh

Tek të dyshuarit gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një armë ‘AK47’, 104 copë fishek, një llap top, disa telefona celularë, kartela të bankës, kartela të telefonit, CD, fletore për mbajtjen e shënimeve, dokumente të veturës, dhe një automjet, të gjitha këto i përkisnin të dyshuarve.

Gjithashtu është arritur të gjendet edhe viktima e rastit i cili nga të dyshuarit është mbajtur i mbyllur dhe i lidhur në stallë të bagëtive (ahur).

Viktima dyshohet se është rrëmbyer dhe mbajtur i mbyllur nga të dyshuarit për arsye të një borgji të cilin viktima ju kishte të dyshuarve.

Të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e shtetit dhe gjykatën themelore në Pejë, dhe më urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat