Dy persona janë goditur në zebra nga një veturë në Mitrovicë, por për fat të mirë kanë shpëtuar vetëm me lëndime.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë ‘Jepi zë’ se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, nuk është bërë e ditur nëse personat e goditur nga makina janë duke marrë tretman mjekësor.
Ndërkaq, Policia ka arrestuar shoferin e veturës.