Iu gjetën 258 kilogramë marihuanë, arrestohen tre persona në Mal të Zi

Kronikë e zezë

Iu gjetën 258 kilogramë marihuanë, arrestohen tre persona në Mal të Zi

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 20:34
Ilustrim

Tre persona synonin që 258 kliogramë kanabis nga Shqipëria përmes Liqenit të Shkodrës ti fusnin në Mal të Zi.

Tre persona nga Podgorica u arrestuan të enjten nën dyshimet për trafikim lëndësh narkotike kanabis nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe 285 kg drogë që vinte nga Shqipëria, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, njoftojnë mediet shqiptare.

Policia tha se “Në territorin e Komunës së Tuzit janë sekuestruar katër thasë me 258 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis, të cilat u gjeten një furgon, e cila pasi është kaluar me anë të mjeteve lundruese përmes Liqenit të Shkodrës, nga Shqipëria drejtë Malit të Zi, me qëllim shpërndarjen e saj në territorin e vendin.”

Në pranga janë vendosur shtetasit malazezë Srgjan Singjeliq 37-vjeç, Savo Vukçeviq 24-vjeç dhe Ratko Shushkavçeviq 26-vjeç të gjithë lindur dhe banues në Podgoricë.

Nga hetimi i deri tanishëm rezulton se lënda narkotike është trafikuar nga Shqipëria drejt Malit të Zi përmes Liqenit të Shkodrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat