I mashtronte se ua rregullon dokumentet për të dalë jashtë Kosovës, arrestohet 25-vjeçari

Kronikë e zezë

I mashtronte se ua rregullon dokumentet për të dalë jashtë Kosovës, arrestohet 25-vjeçari

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Një person i dyshuar për mashtrim është arrestuar në Prishtinë.

I njëjti dyshohet se kishte marrë para nga disa viktima duke u premtuar se kinse do t’ua rregullonte dokumentet për të punuar jashtë vendit.

Sipas hetimeve, i njëjti dyshohet se u kishte marrë deri në 7 mijë euro viktimave të tij.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Dje rreth orës 21:00 nga hetuesit e stacionit policor Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për mashtrim.

Reagimi dhe grumbullimi i shpejtë, i informacioneve në rrugë operative, ka mundësuar që vetëm disa orë pas raportimit të rastit, të arrestohet personi i dyshuar:

R.I, mashkull , 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ,

i cili dyshohet të ketë marrë nga persona të ndryshëm, shuma të caktuara parash që në total arrijnë vlerën rreth 7.000 euro, duke u premtuar atyre se do të ua rregullonte dokumentet për të punuar jashtë vendit.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar deri tani.

Deri tani në polici si viktima të këtij mashtrimi janë paraqitur 3 persona, andaj marrë në konsideratë këtë fakt, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar.

Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të kaloj në institucionet kompetente. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat