Prokuroria sekuestron 10 aparate të lojërave të fatit

Kronikë e zezë

Prokuroria sekuestron 10 aparate të lojërave të fatit

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Prokuroria e Shtetit e Kosovës ka ngritur 36 aktakuza në 24 orët e fundit.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh nga kjo Prokurori.

Aktakuzat janë ngritur ndaj 39 personave në drejtim të veprave të ndryshme penale.

Po ashtu me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 13 persona, është realizuar bastisje në dy shtëpi, në fshatin Mushtisht – Komuna e Suharekës,  nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, nuk janë gjetur armë, me përjashtim të një fisheku të kalibrit 7.62 mm, i cili është sekuestruar nga policia.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 4 sekuestrimi të përkohshme për vepra të ndryshme penale.

–  janë sekuestruar 10 aparate të lojërave të fatit;

– është sekuestruar Vetura “BMË”, ngjyrë e  zezë, me targa 01-987 – LM,  e cila dyshohet se e ka të falsifikuar “shasinë“ si dhe “librezën”.

– është sekuestruar një (1) automjet i markës Range Rover, si dhe,

–  është bërë një kërkesë për sekuestrim për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe lojërave të fatit”.

Prokurori i Shtetit, ka bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër personave të ndryshëm për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat