Një muaj paraburgim për personin që mashtroi se u rrëmbye - Bota Sot
Një muaj paraburgim për personin që mashtroi se u rrëmbye

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për personin që mashtroi se u rrëmbye

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin G.B për shkak të dyshimit për mashtrim.

I pandehuri G.B dyshohet se në nëntor 2018, në kohë të pacaktuar,  me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore me anë të paraqitjes së rreme të fakteve mashtron të dëmtuarin A.M në atë mënyrë që pasi takohen i thotë të dëmtuarit se kishte informacion për veturën dhe lopët që i ishin vjedhur dhe për këtë i pandehuri në periudha të ndryshme nga i dëmtuari kishte marrë shuma të ndryshme të të hollave në total prej 6 mijë euro me premtimin e rrejshëm se do t’ia gjente lopët dhe automjetin.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Ndërsa për të pandehurit A.M dhe G.M, gjykata ka caktuar masën e lajmërimit në Stacionin Policor për shkak të dyshimit të bazuar se më 5 qershor të këtij viti rreth orës 02:00 pas mesnate, e rrëmbejnë të dëmtuarin G.B, me qëllim që ta mbajnë gjersa nga i dëmtuari të nxjerrin para, në atë mënyrë që pasi paraprakisht merren vesh e rrëmbejnë të dëmtuarin, së bashku ja lidhin duart dhe me veturë e dërgojnë e fusin në stallë të bagëtisë në të cilën i dëmtuari qëndron i lidhur deri në ora 15:30 të të njëjtës ditë kur lirohet nga ana e policisë.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale të rrëmbimit.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...