Policia jep detaje për trupin e gjetur në Drinin e Bardhë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për trupin e gjetur në Drinin e Bardhë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 07:43
Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë informata shtesë për personin e gjetur sot në Drinin e Bardhë nga pjesëtarët e FSK-së.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka njoftuar se viktima është gjetur pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të fshatit Gremnik- Klinë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

Komunikata e plotë e Policisë:

Më datë 05.06.2019, në Stacionin Policor Klinë, është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Binak (Smajl) Uka, i lindur me 19.10.1944 ne fshatin Bokshiq-Klinë.

Sot me datë 07.06.2019 rreth orës 16:20, Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë me njësinë për kërkim-shpëtim të FSK-së, kanë arritur ta gjejnë personin e zhdukur, viktima është gjetur në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të fshatit Gremnik- Klinë, i cili ishte pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë, Prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat