Rrëmbehet një person në Mitrovicë, i kërkuan 20.000 euro për lirimin e tij!

Kronikë e zezë

Rrëmbehet një person në Mitrovicë, i kërkuan 20.000 euro për lirimin e tij!

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 13:26
Ilustrim

Policia e Kosovës, në raportin e saj, ka shpjeguar se ka arrestuar tre persona të cilët  e kishin rrëmbyer një person tjetër.

Për ta liruar atë, të dyshuarit e thirrën në telefon vëllain e viktimës duke ia kërkuar 20.000 euro.

Nga njësitë policore është takuar dhe liruar viktima, kurse pas intervistimit  dy prej të dyshuarve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe i treti është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat