Arrestohet për lojërat e fatit

Kronikë e zezë

Arrestohet për lojërat e fatit

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 14:17
Ilustrim

Një person është arrestuar në Prizren, për shkak se në lokalet e tij janë hasur aparat të lojrave të fatit.

Njësitet policore për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim, me zyrtarët e Doganës dhe Inspektorët gjatë zbatimit të urdhëresës së gjykatës kanë arrestuar të dyshuarin nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën organizim i bixhozit.

Gjatë bastisjes në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë aparate të lojërave të fatit dhe para të gatshme në vlerë  rreth 3300 euro. 

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat