Tre persona theren me thikë në Mitrovicë, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Tre persona theren me thikë në Mitrovicë, dy të arrestuar

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 15:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë, pasi kanë sulmuar dhe therë me thikë tri viktimat meshkuj, të cilët ndihmën e parë mjekësore e kanë marrë në spitalin e Mitrovicës e më pas për tretman të mëtejmë mjekësor janë dërguar në QKUK.

Në vendin e ngjarjes është gjet dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast dhe një sasi e substancave narkotike të dyshuara si marihuanë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat