Aksident i rëndë në autostradë, mbetet e lënduar një shqiptare e Kosovës

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në autostradë, mbetet e lënduar një shqiptare e Kosovës

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, me ç’rast lëndime trupore ka pësuar një grua që ishte pasagjere në automjetin e përfshirë në aksident.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur dje vetëm disa emra nga pika kufitare e Morinës.

“Më datë 09.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morin, shtetasi kosovar S.S., banues në Prishtinë, duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë është përplasur me trafik ndarësen. Për pasojë është lënduar pasagjerja F.S., (bashkëshortja e drejtuesit të mjetit)”.

E lënduara thuhet se është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe Policia Rrugore po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat