Sulmoi vëllain fizikisht, policia arreston të dyshuarin në Prizren

Kronikë e zezë

Sulmoi vëllain fizikisht, policia arreston të dyshuarin në Prizren

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 16:43
ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur.

Siç njofton Policia e Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në spital, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme (9 maj) rreth orës 11:00.

Raste të tilla të dhunës në familje janë mjaft të shpeshta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat