Ishin tmerri i Hajvalisë, policia kap hajnat që bënë kërdi me vite

Kronikë e zezë

Ishin tmerri i Hajvalisë, policia kap hajnat që bënë kërdi me vite

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje rreth orës 03:00 nga hetuesit e stacionit policor Jugu në Prishtinë, janë arrestuar tre person të dyshuar për vjedhje të rëndë të ndodhur, në një lokal në Hajvali.

“Reagimi dhe grumbullimi i shpejtë, i informacioneve në rrugë operative, ka mundësuar që menjëherë pas raportimit të rastit, të arrestohen personat e dyshuar:

A. P, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ,

M.K. , mashkull , 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

L. K, mashkull , 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet, që në bashkëveprim me forcë të kenë depërtuar në brendinë e një lokali dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një shumë të parave”, thuhet në njoftimin për media.

Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat