Ngritet aktakuzë për vrasje të rëndë në Studenqan të Suharekës

Kronikë e zezë

Ngritet aktakuzë për vrasje të rëndë në Studenqan të Suharekës

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.G., për veprat penale vrasje e rëndë, vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve sipas Kodit Penal të Kosovës.

Sipas aktakuzës, më datë 17.03.2019 në Studenqan të Suharekës, i akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore, me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes vëllain I.G.

Ndërkohë, e dëmtuara N.G., pas dëgjimit të zhurmës, hap derën e shtëpisë dhe e sheh B.G., i cili shtënë në drejtim të saj dhe e plagos në pjesën e sipërme të abdomenit.

I akuzuari vazhdon ndjekjen duke hyrë në dhomën ku ishte fshehur i ndjeri I.G., dhe  shtënë në të katër herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë nga arma zjarrit, e që vjen deri te vdekja e I.G.

I akuzuari gjendet në paraburgim nga data 17.03.2019, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat