Kërkohet paraburgim për personin që tentoi të dhunojë një vajzë - Bota Sot
Kërkohet paraburgim për personin që tentoi të dhunojë një vajzë

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për personin që tentoi të dhunojë një vajzë

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.K., për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ tentim dhunimi”.

Sipas Prokurorisë më 10 qershor  në afërsi të rrugës magjistrale Gjakovë- Prizren, përderisa e dëmtuara V.Q., kishte zbritur nga autobusi duke vazhduar rrugën për në shtëpinë e saj, i pandehuri F.K., e ndalon në rrugë duke e tërhequr për dore ,e prek në pjesë të trupit, dhe e dërgon prapa një shkurreje, duke tentuar të kryejë aktin seksual pa pëlqimin e personit tjetër, ku pasi e dëmtuara ka filluar të bërtas dhe të kërkojë ndihmë, në ato momente ka arritur babai i saj, ku edhe kishte dal për ta pritur vajzën. 

Ndërkaq i njëjti e ka kapur të pandehurin dhe ka lajmëruar policinë. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...