Për një ditë 45 aksidente në Kosovë, prej tyre dy me viktima

Kronikë e zezë

Për një ditë 45 aksidente në Kosovë, prej tyre dy me viktima

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në vend kanë ndodhur 45 aksidente trafiku.

Prej tyre, dy kanë qenë me fatalitet, 19 me të lënduar si dhe 24 pa lëndime në njerëz.

Po ashtu, në këtë periudhë, policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar 703 tiketa trafiku për kundërvajtësit në trafik.

Tutje, në 24 orë, Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona, 14 I ka dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat