Aksident me pasojë vdekjen në Fier-Ballsh, makina përplas një këmbësore

Kronikë e zezë

Aksident me pasojë vdekjen në Fier-Ballsh, makina përplas një këmbësore

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 09:46
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen, ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Fier-Ballsh.

Nga ana e policisë u arrestua J..F, 46 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”,

duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren Sadete Bregasi, 49 vjeçe, banuese në Lalar, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat