Pranga të miturit për vjedhje në Prizren

Kronikë e zezë

Pranga të miturit për vjedhje në Prizren

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Policia në Prizren pas një pune hetimore ka arritur ta identifikoi dhe të arrestoi një të dyshuar (E.A.), i cili me 5 maj të këtij viti dyshohet se ka kryer një rast të vjedhjes.

Personi i dyshuar tashmë në prezencë të avokatit mbrojtës dhe prindit ka pranuar ta ketë kryer veprën penale të vjedhjes.

“Të gjitha veprimet e marra në lidhje me rastin janë bërë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kujdestar/Departamentit për Krime të rënda Prizren. I dyshuari është i njohur për organet e rendit si recidivistë të këtyre veprave”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 24 orë, pasi që i dyshuari është i mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat