Kontrollohen 272 lokale, mbyllen 29 prej tyre

Kronikë e zezë

Kontrollohen 272 lokale, mbyllen 29 prej tyre

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 16:10
Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë operacionit në fokus të cilit ishin veprimtaritë e kundërligjshme në objekte hoteliere ka kontrolluar 272 lokale motele/bujtina dhe ka rezultuar me mbylljen e 29 lokaleve, të cilat nuk i plotësojnë kriteret e parapara sipas procedurave dhe ligjeve në fuqi.

Në operacionin e djeshëm, një rast është adresuar sipas kompetencës lëndore te njësiti rajonal në Prishtinë për posedim ilegal të narkotikëve, dhe disa raste tjera si ne vijim;

Një rast është adresuar njësitit kompetent në Prizren, me dyshimin për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me personin nën moshën 16 vjeçare” ku janë konfiskuar dy dokumente të dy shtetaseve të Shqipërisë që janë hasur në Pejë, pa leje qëndrimi, për procedura të mëtejme.

Ky aktivitet është zhvilluar duke përdorur edhe resurset tjera institucionale në bashkëpunim me institucionet përkatëse që kanë për domen këtë fushë të veprimtarisë ekonomike.

Për bashkërendim të procedurave ligjore janë kontaktuar të gjitha prokuroritë kompetente në të gjitha regjionet respektive të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat