Prishtinë: I sëmuri mendor mbjell 51 bimë kanabis, arrestohet

Kronikë e zezë

Prishtinë: I sëmuri mendor mbjell 51 bimë kanabis, arrestohet

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ në Prishtinë, i cili u kap me disa bimë të mbjellura kanabis.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka vendosur një vazo ku kishte të mbjellë kanabis. Është kontrolluar në lokacionin e tij ku ka pasur edhe 51 (pesëdhjetë e një) copë bimë kanabis. I dyshuari kishte të meta mendore ku posedonte dokumente të mjekut”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt dhe rekomandon për kontrollim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat