Policia arreston gjashtë persona nën moshën 20 vjeçare për vjedhje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia arreston gjashtë persona nën moshën 20 vjeçare për vjedhje në Prishtinë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Prishtinë të cilët dyshohet se ndërlidhen me disa grabitje në kryeqytet.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës.

Të gjithë të arrestuarit në këtë rast i përkasin moshave nën 20 vjeç.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda, si dhe ka sekuestruar gjësende ( mbi 2000 euro vlerë), që dyshohet të jenë të vjedhura.

Rastet (dhjetëra raste vjedhje të rënda ), për në cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të përfshirë këta persona, kanë ndodhur në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në lokale në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Jugu, (ne lagjet Ulpiana dhe Dadana).

Personat e arrestuar:

L. B, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

V. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

F. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A. Sh, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

S. F, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

E. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e stacionit policor Jugu në Prishtinë, 5 prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë. Ndërkohë që gjësendet e sekuestruara konform procedurave i janë dorëzuar pronarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat