Aksidenti i rëndë/ Makina përplas 60 vjeçarin, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Kronikë e zezë

Aksidenti i rëndë/ Makina përplas 60 vjeçarin, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 20:18
Ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë pasdites në rrugën Korçë-Boboshticë.

Një automjet ka aksidentuar një 60 vjeçar i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Korçës.

Sipas rrethanave të ngjarjes, drejtuesi i mjetit pasi ka përplasur këmbësorin është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin paraprak të policisë së Korçës për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat