Furgoni përplas vajzën 12 vjeçare në qendër të Kukësit

Kronikë e zezë

Furgoni përplas vajzën 12 vjeçare në qendër të Kukësit

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 21:28
Ilustrim

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugët e Shqipërisë.

Në orët e pasdites një automjet tip furgon ka aksidentuar një të mitur në qendër të qytetit të Kukësit.

Fëmija është i moshës 12 vjeç dhe ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Axhenisa në qendër të qytetit.

E mitura është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Kukësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën,  

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë që ky është aksidenti i 3-të brenda këtij muaji në këtë qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat