Arrestohet një shqiptar nga Kosova nën dyshimet se ka kryer krime lufte në vitin 1999

Kronikë e zezë

Arrestohet një shqiptar nga Kosova nën dyshimet se ka kryer krime lufte në vitin 1999

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar sot një sjhtetas kosovar të nacionalitetit shqiptar me inicialet D.Sh, nën dyshimet se ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferziaj.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se me urdhër të Prokurorit të kësaj prokurorie është arrestuar personi me inicialet D.Sh., shtetasi i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit Shqiptar i cili dyshohet se ka kryer krime lufte, kundër popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj.

Personi në fjalë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, tani është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat