Gjendet një AK 47 dhe 30 fishekë në Pejë

Kronikë e zezë

Gjendet një AK 47 dhe 30 fishekë në Pejë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 17:19
AK 47

Një burrë nga Peja është arrestuar pasi që njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, kanë gjetur një armë AK47 me karikator, me 30 fishek 7.62 milimetra.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha janë konfiskuar.

Tutje në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat