Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Pejë-Rugovë, ku një guri ka rënë mbi një makinë.
Si pasojë e këtij incidenti një person ka mbetur i lënduar, i cili është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.