Bie nga skela, vdes 43 vjeçari shqiptar

Kronikë e zezë

Bie nga skela, vdes 43 vjeçari shqiptar

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Mesditën e sotme ka gjetur vdekjen një shtetas me inicialet M.Sh., 43 vjeç, banues në Lezhë.

Ai ka qenë duke punuar në një  objekt në ndërtim, në qytet Lezhë, por është rrëzuar nga skela e për pasojë ka marrë dëmtime të shumta trupore.

Shtetasi është  dërguar në  spitalin rajonal Lezhë në gjendje të rëndë ku dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat