Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 14:36
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që me urdhëresë të gjykatës është bërë kontrollimi në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse.

Sipas raportit policor gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar sasi të substancave narkotike të llojit marihuanë: një qese me narkotikë me peshë 2.9 gramë, një qese me peshë 1.5 gramë, një çantë e zbrazët që dyshohet se është përdorur për transport të narkotikëve është gjetur substancë narkotike me peshë 0.2 gram, ndërsa në garazhin e shtëpisë janë gjetur një peshore digjitale, narkotikë të llojit marihuanë me peshë prej 1.3 gramë, ndërsa në oborrin e shtëpisë fqinje është gjetur një çantë në të cilën kanë qenë 7 (shtatë) paketime me narkotikë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 7959.2 gramë, e cila çantë është vërejtur se është hedhur nga kati i lartë i shtëpisë së të dyshuarit.

Sipas policisë pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat