Suharekë: Arrestohet hajni i xhepave, dyshohet se vodhi nga të moshuarit

Kronikë e zezë

Suharekë: Arrestohet hajni i xhepave, dyshohet se vodhi nga të moshuarit

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 11:32
Ilustrim

Policia në Suharekë ka arrestuar një 61 vjeçar me inicialet A.S nga Prishtina nën dyshimet të ketë kryer pesë raste të vjedhjeve në xhepat e qytetarëve të Suharekës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Vjedhjet kryesisht raportohet të kenë ndodhur në qendra tregtare, njërin nga tregjet e qytetit si dhe nëpër shtëpi etj.

Sipas policisë, vjedhjet janë regjistruar të kenë ndodhur kryesisht në xhepat e qytetarëve dhe mashtrimet janë bërë kryesisht te njerëzit e moshuar dhe te pensionistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat