Një i arrestuar për skema piramidale

Kronikë e zezë

Një i arrestuar për skema piramidale

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 12:25
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë për organizim të skemave piramidale.

Njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokale kanë gjetur dhe konfiskuar disa shtëpiza kompjuteri.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje në ora 16.30, thuhet në raportin e rregullt 24 orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat