Julian Meçaj i shpëton atentatit, makina i bëhet shosh nga plumbat

Kronikë e zezë

Julian Meçaj i shpëton atentatit, makina i bëhet shosh nga plumbat

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 13:53
Ilustrim

(E plotësuar) - Persona ende të panjohur i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës që udhëtonte Julian Meçaj, i njohur si një prej ish anëtarëve të Bandës së Durrësit dhe me precedentë penale.

Makines tip Reng Rover i eshtë zënë pritë tek rrethrrotulli teksa ka qenë duke udhëtuar nga Maminasi drejt Durrësit. Në makinë ka qenë edhe një 47 vjeçar. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në rrugën e re të ish Kënetës, në afërsi të autostradës. Nga atentati Julian Meçaj dhe personi tjeter kane mbetur te plagosur dhe ndodhen në spital.

"Më datë 20.06.2019, rreth orës 13:20, në lagjen 17/1 Durrës, në rrethana ende të paqarta janë plagosur dyshohet me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J.M.,36 vjeç, dhe P.D.,47 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve" informon policia.

"Pamjet e mbërritura ka pasur breshëri plumbash drejt makinës së tij pasi mjetit i janë thyer të gjithë xhamat si para, prapa dhe në pjesët anësore. Ky është një personazh i njohur për punonjësit e policisë. Ai ka qenë pjesë e bandës së Durrësit dhe u arrestua në kohën kur u arrestua dhe Lul Berisha dhe anëtarë të kësaj bande. Më pas nuk dihen rrethanat që ka dalë nga burgu" raporton gazetari i RTV  Ora  Leonidha Musaj

Nuk dihet ende nëse Mecaj ka qenë i vetëm në makinë apo ka qenë nën shoqërinë e dikujt tjetër. 

Image

 

Plagoset Julian Meçaj në Durrës

Është plagosur në Durrës Julian Meçaj.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë pranë ish Kënetës. Meçaj është qëlluar nga persona të paidentifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat