Ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, dy të proceduar në Tiranë

Kronikë e zezë

Ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, dy të proceduar në Tiranë

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 11:12
Ilustrim

Dy persona janë proceduar penalisht në Tiranë me akuzën se ushtronin aktivitet të paligjshme.

Në lokalin në administrim të 51-vjeçarit P.P., dhe të regjistruar në emër të shtetasit 31-vjeçarit M. P, shtetasi P. P ushtronte  aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën 4 tableta që shërbenin për të ushtruar veprimtari të lojërave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

"P. P., dhe M.P., të dy banues në Tiranë, u proceduan penalisht 2 shtetas për veprën penale 'Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara' dhe 'Organizimi i lotarive të palejuara',"-raporton policia.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të këtillë të kundraligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat