Vrasja e adoleshentit në Suharekë, rindërtohet skena e krimit

Kronikë e zezë

Vrasja e adoleshentit në Suharekë, rindërtohet skena e krimit

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 11:19
Foto

Policia në Suharekë ka bërë rrethimin e Stacionit të Autobusëve në këtë komunë me kërkesë të gjykatës në lidhje me hetimet për vrasjen e adoleshentit B. Muharremaj në prill të vitit të kaluar.

I ndjeri nga fshati Gjinovc i Suharekës ndërroi jetë nga therja me thikë në stacionin e autobusëve kur tre persona, gjithashtu të mitur në atë kohë, e kishin sulmuar.

Togeri i Stacionit Policor në Suharekë, Shaban Osmanollaj,  tha se rrethimi i stacionit është bërë me kërkesë të gjykatës.

Sipas informacioneve të para, gjykata po ndërton edhe njëherë skenën e krimit, si pjesë e hetimeve për ngjarjen e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat