Është ekstraduar nga Greqi një 30-vjeçar nga Kuçova, i dënuar me 5 vite burg.
Spiro Pando ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në banesë iu gjet heroinë dhe një armë zjarri automatik në gusht të vitit 2013.
"Në muajin Gusht të vitit 2013 është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Spiro Pando, ku janë gjetur një sasi lëndë narkotike Heroinë dhe Cannabis Sattiva si dhe një armë zjarri automatik,"-raporton policia.
Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotike", kryer në bashkëpunim.